Labënishti: “E Majta”, arsyeja e vetme që Skender Rexhepi nuk deshti të votonte për mosbesimin e Qeverisë

by admin
Spread the love




Sekretari për Politika Strategjike në Alternativa, Arben Labënishti, në emisionin debativ në TV Shenja, tha se deputeti Skender Rexhepi nuk kishte arsye tjetër për të mos votuar për mocion të votëbesimit të Qeverisë, përveç asaj që në këtë nismë ishte edhe “E Majta”.

 

“Nga të gjitha takimet që kemi pasur me z. Rexhepi, në strukturat e partisë, debatet të cilat janë bërë ka rezultuar që kjo ishte arsyeja që z. Rexhepi me një fjalë ngrit zërin në atë periudhë dhe u gjet një mundësi dhe një rrugë që për këtë shqetësim të gjihet zgjidhje dhe si rezultat i asaj zgjidhje Alternativa me katër deputetët e saj në mënyrë shume të denjë dhe parimore bëri pjesën e detyrë që i takonte për ta bërë dje”, u shpreh Labënishti. /SHENJA/


You may also like