Kylie Jenner i rikthehet miqësisë së vjetër me Jordyn Woods? – Shqip

by admin
Spread the love

Ato janë fotografuar duke darkuar së bashku në një restorant në Los Angelos

Kanë kaluar 4 vite që nga skandali i Jordyn Woods, ish-mikeshës më të mirë të Kylie Jenner me Tristan Thompson. Sipas gazetës britanike, Daily Mail dyshja kanë lënë pas hatërmbetjet dhe kanë rinisur miqësinë e tyre. Ato janë fotografuar nga paparacët e gazetës britanike duke darkuar së bashku në mbrëmje në një restorant në Los Angelos.

Dalja e përbashkët e tyre është sigurisht një kthesë e papritur në marrëdhënien e tyre. Miqësia e tyre u shkatërrua në vitin 2019 kur partneri i Khloe Kardashian, Tristan filloi një romancë me mikeshën e ngushtë të Kylie Jenner. Në atë kohë, basketbollisti ishte në lidhje me motrën më të madhe të Jenner, Khloe Kardashian raport i cili do të ndërpritej për pak kohë nga ky skandal.

Miqësia e Jordyn me Kylie mori fund shpejt dhe gjithashtu edhe marrëdhënia e saj me familjen Kardashian dhe Jenner.

Klan News

You may also like