Ky vit do të jetë i vështirë, paralajmëron shefja e FMN-së – Shqip

by admin
Spread the love

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva deklaroi se për pjesën më të madhe të ekonomisë botërore, viti 2023 do të jetë një vit i vështirë.

Sipas saj, shtetet kryesore e më të fuqishme nga ana ekonomike, si Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kina, po përjetojnë një ngadalësim, shkruan Euronews Serbia.

“Viti i ri do të jetë më i vështirë se viti që po lëmë pas,” theksoi Georgieva.- Advertisement –

Ajo shpjegoi se kjo do të jetë për shkak se tre ekonomitë kryesore, SHBA, BE dhe Kina, po ngadalësohen në të njëjtën kohë.

Në tetor, FMN uli perspektivën e saj për rritjen ekonomike globale në 2023.

You may also like