Ky serb që po irriton Perëndimin, thirrje për sanksionim – Shqip

by admin
Spread the love

Nuk mund të lejojmë më secesionistin e pacipë dhe pasuesit e tij që të minojnë sistematikisht Bosnjën, sipas deklaratës së përbashkët të përfaqësuesve të Parlamentit Evropian të publikuar të mërkurën, referuar kreut të Srpska-s aty, Milorad Dodik.

Në  një deklaratë të përbashkët të disa emrave të Parlamentit Europian, thuhet se

“Ne dënojmë ashpër lëvizjet e Kuvendit Kombëtar të Republikës Srpska dhe miratimin e ligjit për mosekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe ndryshimin e Ligjit për publikimin e ligjeve dhe rregulloreve të tjera të Republika Srpska, e cila paraqet sulm të drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues të Bosnjes dhe shkelje flagrante të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit”.

Më tej theksohet se në dritën e reagimeve tejet provokuese të presidentit RS-së Milorad Dodik dhe zyrtarëve të tjerë udhëheqës të Republikës Srpska ndaj këtyre vendimeve, nevojitet urgjentisht veprime shtesë nga Bashkimi Evropian.

“Parlamenti Evropian vazhdimisht i ka bërë thirrje Këshillit që të bëjë një hap përtej deklaratave të thjeshta dhe të ndërmarrë veprime konkrete, të synuara kundër atyre që vazhdojnë të minojnë qëllimisht dhe sistematikisht rendin kushtetues dhe territorial të Bosnjës me fjalë dhe vepra.

Është koha e fundit që BE-ja dhe vendet e saj anëtare të vendosin përfundimisht sanksione të synuara kundër Milorad Dodik, i cili tashmë është nën sanksione nga SHBA dhe Britania e Madhe, por edhe bashkëpunëtorët e tij, nëse është e nevojshme.

Besueshmëria e Bashkimit Evropian është në rrezik”, thuhet në deklaratë. /tesheshi.com/

 

You may also like