Ky njeri ia ka humbur Kosovës plot një dekadë

by admin
Spread the love

Paramendoni tash sa kohën ia ka humbur Albin Kurti dhe sa shumë e ka dëmtuar Kosovën! Për marrëveshjen e njëjtë që gjuanin gurë, shpërthenin goma të veturave zyrtare dhe përfaqësuesit e shtetit i shpallnin tradhtarë, po gëzohen.

Turma dhe trushpëlarët e tij nuk arrijnë as ta kuptojnë që ky njeri ia ka humbur Kosovës plot një dekadë.

Nuk arrijnë as ta kuptojnë që ky është në proces të normalizimit të vetvetes me shtetin e Kosovës për të cilin kurrë asnjë kontribut nuk e ka dhënë. Përkundrazi, pamëshirshëm i ka sulmuar proceset shtetërore dhe e ka penguar zhvillimin, shtetndërtimin, liberalizimin dhe integrimin e deritashëm.

Pa normalizim të marrëdhënies së tij me Kosovën, Albin Kurti s’mund të japë asnjë kontribut për normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë, përveçse kështu t’i zbatojë marrëveshjet e Hashim Thaçit.

Gjithçka që ka arritur idoli i tij, tash ky pa kurrfarë hezitimi i pranon dhe zbaton!

You may also like