Ky këngëtar i njohur shqiptar e ka emrin e vërtetë… Qazim. Alketa Vejsiu: E ndërroi falë Verës

by admin
Spread the love

Ndoshta shumë pak njerëz e dinë, por këngëtari i njohur shqiptar, pjesë e grupit ‘Three Dots’, Bruno, nuk e ka emrin e vërtetë Bruno… por, Qazim. Këtë e ka zbuluar mbrëmjen e kaluar moderatorja Alketa Vejsiu.

I ftuar në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’, moderatorja zbuloi se Bruno ka qenë pjesë e kompeticionit ‘X Factor’ dhe është prezantuar me emrin Qazim. Mirëpo gjatë provave, teksa këndonte këngët e artistit Bruno Mars, Vera Grabocka i ka propozuar të ndërrojë emrin.

Bruno e ka patur emrin Qazim, ne i thërrisnim shkurt ‘Qazo’, por kur këndonte këngët e Bruno Marsit, e kishte komplet vibraton si ai. Edhe Vera Grabocka, një ditë kur po bënim prova, tha ‘Qazo duhet të ndërrosh emrin.

E ke mirë emrin, por është pak si emër estrade’”, tregoi Alketa për këngëtarin, duke shkaktuar edhe të qeshura në studion e ‘Në kurthin e Piter Pan’.

You may also like