Ky është versioni i ri i Xbox Series X që Microsoft planifikon të prezantojë së shpejti

by admin
Spread the love

Microsoft po planifikon të rifreskojë konsolën e tij Xbox Series X në 2024 me një dizajn dhe veçori krejtësisht të reja. Me emrin e koduar Brooklin, rifreskimi i paparalajmëruar i konsolës është zbuluar aksidentalisht në dokumentet e reja të FTC kundër Microsoft këtë javë.

Dizajni i ri i Xbox Series X duket shumë më cilindrik se konsola ekzistuese dhe do të vijë në treg pa një hapësirë për disk. Dokumentet e brendshme konfidenciale të Microsoft zbulojnë se ka 2 TB hapësirë ruajtëse (nga 1 TB), një portë USB-C të përparme me shpërndarje të energjisë dhe një “controller të ri, më gjithëpërfshirës”.

“Sebile” Xbox controller redesign revealed in court documents with wireless upgrades and modular thumbsticks. It’s a gamepad with a two-tone white / black color scheme split across the top and bottom when viewed from above.

Controller-i i ri, me emrin e koduar Sebille, do të prezantohet më vonë gjatë këtij viti dhe do të përfshijë një akselerometër. Do të vijë në dy ngjyra dhe do të mbështesë një lidhje të drejtpërdrejtë me cloud, Bluetooth 5.2 dhe një lidhje me sa duket të përditësuar “Xbox Wireless 2“. Microsoft gjithashtu liston “precision haptic feedback” dhe “VCA haptics që shërbejnë dhe si bokse” në specifikat e controller-it. Do të ketë gjithashtu butona dhe që nuk bëjnë zhurmë kur shtypen, një bateri të rikarikueshme dhe të ndërrueshme si dhe analogë modular.

Microsoft’s leaked consoles.

Brenda dizajnit të ri të Xbox Series X, Microsoft po shton gjithashtu mbështetje për Wi-Fi 6E, Bluetooth 5.2 dhe kompania po e zvogëlon modelin ekzistues në 6 nm “për të përmirësuar efikasitetin“. Fuqia e PSU do të reduktohet me 15%, sipas dokumentit të Microsoft. Microsoft synon të njëjtin çmim fillestar prej $499 për Xbox Series X.

You may also like