Ky është moderatori kosovar që kërkoi 100 mijë euro për të hyrë në BBV – Shqip

by admin
Spread the love

12:39 | 14 Shkurt 2022

Vetëm edhe pak ditë na ndajnë deri tek finalja e madhe e “Big Brother VIP”.

E gjatë gjithë këtij edicioni janë përmendur personazhet brenda por edhe jashtë shtëpisë, shkruan lajmi.net.

Për tu bërë pjesë e këtij formati, numri i të kontaktuarve është shumë i lartë, por në mesin e kontaktuesve ka pasur edhe refuzime.

Së fundi ishte moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, që ka zbuluar se ka refuzuar të bëhet pjesë e BBV-së.

Moderatori i njohur, i ftuar në ’50 pyetje’ të emisionit Prive pranoi se ka marrë ftesën por që ka pasur një kusht.

Ai ka kërkuar plot 100,000 euro për t’i thënë po kësaj aventure televizive.

E përveq Meritonit patën zbuluar edhe plot personazhe të tjera që nuk pranuan të bëhen pjesë e këtij formati./Shqip/

You may also like