“Ky është Milani i vërtetë”, Leao: Jam tifoz i Kvaratskhelia, ngjajmë shumë

by admin
Spread the love

Milani zhvilloi ndeshjen më të bukur të sezonit në “Diego Maradona”, stadium ku arriti një sukses fantastik 0-4 përballë Napolit.

Kampionët e Italisë siguruan një fitore plot vlera përballë kampionëve të ardhshëm të Italisë.

Një sukses i rëndësishëm për kualifikimin në Champions League, por edhe për moralin. Në program janë dy përballje të tjera ndaj skuadrës së Spallettit, për llogari të çerekfinaleve të Championsit.

Kuqezinjtë e Piolit dominuan kundërshtarin dhe realizuan gola tepër të bukur. Rafael Leao dhuroi “show”. Ylli portugez vlerësoi performancën e Milanit, teksa u ndal edhe te Kvicha Kvaratskhelia.

E dinim që ishte një ndeshje e rëndësishme ndaj një kundërshtari të madh që po bën mirë. Ky është Milani. Dëgjuam disa zëra jashtë Milanellos, që na mbushën plot energji.

Unë dua vetëm të përgjigjem në fushë dhe të dëgjoj trajnerin tim. Kam kaluar muaj të komplikuar, por e gjeta veten falë shokëve dhe trajnerit.

Me cilin e shkëmbeva fanellën? Me Kvarën. Jam një fans i madh i tij, më pëlqen shumë për atë që bën në fushë. Mendoj se ai është i ngjashëm me mua.I pëlqen të driblojë kundërshtarët, po zhvillon një sezon madhështor”, deklaroi Leao.


Top Channel

You may also like