Ky është burri që humbi jetën tragjikisht në Prizren pasi ra me veturë në lug të lumit – Shqip

by admin
Spread the love

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Prizren–Reçan, ku një veturë ka rënë nga 10 metra lartësi dhe për pasojë, shoferi ka vdekur, ndërsa një pasagjere ka pësuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, viktima është rreth 70-vjeçar nga Komuna e Prizrenit, kurse gruaja e tij 67-vjeçare ka pësuar lëndime të lehta trupore. Burri i moshuar që humbi jetën tragjikisht është Fejzo Mustafic. Nga Policia kanë bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Me datë 06.03.2024 rreth orës 15:40 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën Prizren-Reqan me pasoja fatale. Deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi (F.M. I lindur me 1954, mashkull) nga fshati Llokvicë, Prizren, derisa ishte drejtuar automjetin humbë kontrollin e automjetit dhe kalon në anën e majtë të rrugës ,e godet anësorën dhe bie poshtë në lugun e lumit, automjeti bie nga lartësi përafërsisht 10 metra.

Si pasojë e aksidentit ngasësi mbetet i vdekur në vend, ndësa pasagjerja (E.M. e lindur më 1957) pëson lëndime trupore, ajo është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe pas tretmanint mjekësor është liruar. Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi I pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë. Rastin është duke e hetuar Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor të Prizrenit.”

You may also like