Ky është banori më i ri që do të hyjë sonte në Big Brother VIP Kosova

by admin
Spread the love

Spektakli Big Brother VIP Kosova është përballur me disa dalje ditëve të fundit – disa të detyrueshme e disa me vetë dëshirë.

Një konkurrent i ri ka vendosur që të futet sonte (e premte) në shtëpinë më të vëzhguar në Kosovë.

 

Bruno Pollogati (Foto: Bruno Pollogati/Instagram)

Telegrafi merr vesh nga burime të sigurta se banori më i ri i shtëpisë do të jetë këngëtari nga Shqipëria, Bruno Pollogati.

Artisti i cili është më shumë i njohur në Shqipëri, ka qenë dhe vazhdon të mbetet pjesë e grupit “Revolt Klan”, i cili ka pasur disa prezantime të suksesshme në ‘Kënga Magjike’ dhe jo rrallë herë janë shpërblyer me çmime.

Ndërkohë, Bruno numëron edhe një sërë projektesh muzikore solo, të cilat janë pritur mirë nga publiku, ku ndër to spikasin këngët “Pa ty” dhe “I don”. /Botapress.info/

You may also like