Kvaratskhelia: Në fushë futemi gjithmonë për fitore, besoj te triumfi me Napolin

by admin
Spread the love

Jemi vetëm disa ditë larg rifillimit të Serie A në të cilën asnjëherë nuk kanë munguar emocionet. Ylli i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, ka dhënë një intervistë për DAZN, duke treguar situatën në klub dhe për tifozët napolitan.

“Ne kemi ende shumë kohë përpara dhe duhet të luajmë shumë ndeshje. Për ne çdo sfidë është thelbësore dhe padyshim që do të bëjmë gjithçka për të arritur objektivin tonë. Sa herë futemi në fushë e bëjmë për të fituar, koha do të na tregojë se çfarë do të ndodhë.” – tha fillimisht 21-vjeçari.

“Qyteti i Napolit është i mahnitshëm për bukurinë e tij, madje napolitanët janë njerëz të jashtëzakonshëm. Këtu tifozët jetojnë duke dashuruar futbollin, dhe të gjithë e kuptojnë futbollin këtu. Pseudonimet që ata më anë vënë janë shumë të bukura, por kur lidhet vetëm një pjesë e vogël e emrit Maradona me emrin tim, është një nder. Megjithatë ‘Kvaradona’ është padyshim i preferuari im.”

“Unë jam ende shumë larg përkufizimit si një nga lojtarët më të fortë në Europë. Është e vështirë se nga një vend aq i vogël si Gjeorgjia mund të luash në një ekip kaq të madh. Ëndrra ime ishte të luaja në një klub të njohur si Napoli., megjithatë kam ende një rrugë të gjatë për të bërë.” – përfundoi Khvicha Kvaratskhelia. /oversport.tv

Foto: SSC Napoli, Facebook

You may also like