Kuvendi Zgjedhor i FFK-së sot mbahet pa praninë e mediave dhe gazetarëve

by admin
Spread the love

Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), sot do të mbahet Kuvendin Zgjedhor me fillim nga ora 11:00, aty ku nuk do të jenë të pranishme gazetarët dhe mediat.

Federata ka vazhduar me veprimet skandaloze, duke e mbajtur edhe këtë Kuvend Zgjedhor me dyer të mbyllura.

Këtë veprim, FFK-ja e ka arsyetuar me mungesë të hapësirës për pjesëmarrjen e gazetarëve, vendim të cilin e ka dënuar edhe AGK-ja.

Ditën e djeshme, AGK-ja kërkoi nga FFK-ja të rishqyrtojë këtë vendim, por një gjë e tillë nuk u bë.

Mungesa e gazetarëve dhe mediave e pamundëson raportimin profesional nga vendi i ngjarjes, për një ngjarje të rëndësishme dhe me interes publik. 

Ndryshe, kandidat i vetëm për kryetar do të jetë kryetari aktual, Agim Ademi, pasi kundër-kandidati i paralajmëruar Gramoz Vokrrii iu mohua kandidimi – kjo pasi FFK-ja konsideroi se disa prej nënshkrimeve të klubeve i kishte të pavlefshme.

/Insajderi.org

You may also like