Kuvendi votoi vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe të ngrohjes

by admin
Spread the love




Kuvendi në vazhdimin e sotëm të mbledhjes së 86-të, votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë për ngrohje në Shkup.

Gjatë debatit të sotëm, opozita maqedonase VMRO-DPMNE, edhe pas zotimit  se do të votojnë pro vazhdimit të krizës, nuk i lanë mënjanë kritikat e tyre për pushtetin. Bojan Stojanov, deputet i VMRO-së tha se plani i përgatitur nga qeveria nuk do të japë rezultate pozitive, pasi është i bazuar në themele joreale.

Nga shumica parlamentare gjithashtu theksuan se është mirë kur opoziata vë në interes të parë interesat parimore të qytetarëve.

 


You may also like