Kuvendi po debaton për ndryshimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune lidhur me ndërtimin e korridoreve

by admin
Spread the love

Kuvendi sot në vazhdim të seancës së 115-të e filloi debatin për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie pune, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë dhe të tretë, pjesë e pakos së ndryshimeve të propozuara të pesë ligjeve lidhur me ndërtimin e koridoreve  dhe të shënuara me flamur evropian.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare në këtë pjesë të debatit deklaruan se nuk do t’i votojnë ndryshimet sepse besojnë se i pezullojnë të drejtat nga marrëdhënia e punës, për të realizuar, siç thanë, projektin 40 plus 20 orë punë gjatë javës. Punëdhënësit, sipas opozitës, do t’i shantazhojnë punëtorët për të nënshkruar deklarata pëlqimi dhe do t’i detyrojnë të punojnë deri në 72 orë. Ata kërkuan që ligji të tërhiqet dhe të shqyrtohet Marrëveshja me konsorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka”.

“Kjo është një zgjidhje artistiko-politike, e fundit në politikë kur zëvendëson 60 me 40 plus 20. Unë argumentoj se zgjidhja aktuale e 40 orëve të rregullta të punës dhe orët e pakufizuara jashtë orarit është zgjidhja më e keqe nga oferta paraprake me 60-të orë sepse me këtë gjatë verës punëdhënësi ndoshta do t’u ofrojë punëtorëve  të punojnë nga 12 orë në ditë. Ky është një akt i turpshëm që pezullon të gjitha  konventat për mbrojtjen  e punës.  Ka një ndërhyrje në sistem, kapitullim të punëtorëve, sindikatave, Kuvendit”, tha deputeti Zdravko Trajanov nga VMRO-DPMNE.

Pretendimet e deputetëve të opozitës i hodhën poshtë nga LSDM-ja, prej ku porositën se nuk shkelen të drejtat  e punëtorëve, por krijohet mundësi për punë të paguar jashtë orarit për projekte nga interesi strategjik kombëtar. Puna jashtë orarit, sipas tyre, nuk do të thotë 60 orë në javë ose gjatë një viti do të ketë punë jashtë orarit. Kjo, pohojnë, do të varet nga kushtet e motit për punë në terren dhe nga aktivitetet e proceseve të trasave.

Zhaklina Lazarevska nga LSDM, në replikë të Trajanovit tha se me ndryshimet rregullohet puna jashtë orarit, vendi dhe mënyra e pagesës së projekteve nga vlera kombëtare strategjike e konfirmuar me ligj, siç është rasti me autostradat e korridoreve 8 dhe 10d.

Sipas zëvendësministrit të Punës dhe Politikës Sociale Enver Husejin, puna jashtë orarit nuk do të thotë 60-të orë në javë, ndërsa çdo orë jashtë orarit do të paguhet 35 për qind sipas Ligjit dhe Marrëveshjes kolektive dhe me deklaratë për pëlqim nga punëtori.

“Puna mbi 40 orë në javë do të konsiderohet dhe paguhet si punë jashtë orarit me respektimin e detyrueshëm të dispozitave për pushim ditor dhe javor. Kjo do të thotë se punonjësi do të ketë të drejtën e pushimit prej të paktën 12 orësh në vazhdimësi ndërmjet dy ditëve të njëpasnjëshme gjatë 24 orëve. Gjithashtu, punonjësi ka të drejtën e një periudhe javore pushimi prej të paktën 24 orësh të vazhdueshme plus 12 orë pushim ditor. Përveç kësaj, për shkak të natyrës së punës dhe detyrave të kryera në punët me interes kombëtar, lindi nevoja që të mund të kryheshin edhe të dielave. Ligji i propozuar parasheh një amendament që mundëson rregullimin e vendit dhe mënyrën e pagesës së pagave për punëtorët në projekte me interes kombëtar dhe strategjik”, tha Husejin në konferencën për media në Qeveri ku u prezantuan ndryshimet ligjore.

Ndryshimet e propozuara në Ligjin për marrëdhënie pune me flamur evropian u shqyrtuan në Komisionin për çështje evropiane  javën e kaluar, pasi paraprakisht në Kuvend për herë të dytë janë dorëzuar ndryshimet e ligjeve lidhur me ndërtimin e korridoreve, por këtë herë  me propozim të Qeverisë dhe me flamur evropian. Amendamentet e paraqitura më parë, me propozim të deputetëve, u bllokuan në Komisionin kuvendor për punë dhe politikë sociale nga partia politike E Majta e cila dorëzoi 1.111 amendamente.

Në vazhdim është  pushimi i rregullt i deputetëve dhe debati do të vazhdojë në orën 16:00.

You may also like