Kushtetuesja për “30 qershorin”, reagon menjëherë Taulant Balla: Tani vendimi i takon Presidentit

by admin
Spread the love

Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, ka reaguar menjëherë pas vendimit të bërë publik ditën e djeshme nga Gjykata Kushtetuese e cila legjitimon zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku opozita nuk mori pjesë.

Sipas tij, “Presidenti si një institucion i rëndësishëm duhet të marrë vendimmarrjet në atë që përcakton kushtetuta në këtë rast”.

I pyetur nëse i ka gati emrat PS për kandidatët për bashkitë që nuk kanë kryetarë, Balla tha:

“Unë s’do jap përgjigje, natyrshëm që PS është sot krenare për vendimmarrjen e vet për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit.

Mos harrojmë që pati një përpjekje nga PD dhe forca të tjera të opozitës së atëhershme për të minuar e penguar zhvillimin e zgjedhjeve, nuk ramë pre e presionit”.-tha ai.

You may also like