Kush mund të zërë vendin e Bashës në PD? Nano propozon këto dy emra, tregon çfarë po ndodh në selinë blu

by admin
Spread the love

Analisti Mustafa Nano është pyetur për situatën në Partinë Demokratike. “Janë të dy, në këtë moment Basha ka dalë në pah si një figurë qesharake që të humbësh për herë të 9 dhe të dalësh dhe të thuash skam humbur asnjëherë. Berisha pastaj është njeri që po merr në qaf PD, jo vetëm që Basha ka qenë zgjedhje e tij”, shprehet Nano në MCN.

Pjesë nga intervista:

– Lulzim Basha po përdor sërish Sali Berishën për të mbajtur karrigen, a ka kuptim një tjetër luftë me ish-kryetarin kur të parën e humbi më 6 mars?

Situata në PD është si një botë tjetër. Janë të dy, në këtë moment Basha ka dalë në pah si një figurë qesharake që të humbësh për herë të 9 dhe të dalësh dhe të thuash skam humbur asnjëherë. Berisha pastaj është njeri që po merr në qaf PD, jo vetëm që Basha ka qenë zgjedhje e tij. Basha është ilustrimi i gjëmës së njerëzve të marrë nga hiçi dhe Berisha vazhdon tani ta shpallë si monstër të korruptuar. Për Bashën skam pasur asnjëherë konsideratë e konsideroj kohë të humbur të merresh me të. Por s’ka për ta dhënë dorëheqjen ai do vazhdojë të bëjë gjithmonë gjënë e gabuar duke zgjedhur të qëndrojë aty.

-E ka Partia Demokratike që të zgjedhë një figurë përtej Bashës dhe Berishës?

Ata kanë bërë një shkretëtirë aty. Në krahun tjetër janë disa. Se dimë sa vlejnë ata sepse nuk kanë pasur mundësinë të shprehen. Për shembull Grida Duma apo Jorida Tabaku duhet të provohen. Kështu që kjo është situata aty, ku njerëz si Basha sillen kështu dhe si gjen asgjë, vazhdojnë të qëndrojnë kryetar partie.

You may also like