Kush është lideri i njohur europian që ende s’ka mbërritur në samitin BE-Ballkani Perëndimor

by admin
Spread the love

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron nuk ka mbërritur ende në aeroportin e Rinasit për të marrë pjesë në samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Pritet që Macron bashkë me delegacionin të mbërrijnë nga minuta në minutë në aeroportin e Rinasit. Sapo janë nisur nga aeroporti i Rinasit drejt Tiranës delegacioni i Sllovenisë, Greqisë, Luksemburgut dhe ai i Çekisë.

Në këtë samit, pritet të jenë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse. Ndërkohë, krahas samitit sot në kryeqytet do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga Partia Demokratike.

Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë.

You may also like