kush është “djali në kuti”? – Shqip

by admin
Spread the love

Më shumë se 60 vjet pasi një djalë u gjet i vdekur në një kuti në Filadelfia, hetuesit e kanë identifikuar fëmijën duke përdorur ADN-në, njoftoi policia.

Në një rast që do të bëhej i njohur si “Djali në Kuti”, fëmija u gjet i mbështjellë me një batanije në një kuti kartoni në një zonë pyjore të Filadelfias verilindore më 25 shkurt 1957, sipas Qendrës Kombëtare për Fëmijë të zhdukur dhe të shfrytëzuar.

Qendra tha se djali kishte disa plagë në trup dhe se flokët i ishin prerë me forcë, raporton CNN. Djali u vlerësua të ishte nga katër deri në gjashtë vjeç. Ai peshonte rreth 13 kilogramë dhe dukej i kequshqyer, njoftoi qendra.

“Pavarësisht përpjekjeve të shumta për të identifikuar fëmijën gjatë viteve, identiteti i djalit mbeti një mister. Përmes punës detektive dhe analizës së ADN-së, policia më në fund ishte në gjendje të identifikonte fëmijën,” tha Departamenti i Policisë së Filadelfias.

Policia ende nuk e ka bërë të ditur emrin e djalit. Rasti “Djali në kuti” është vrasja më e vjetër e pazbardhur në Filadelfia. Policia është ende në kërkim të vrasësit të fëmijës dhe ka një shpërblim prej 20 mijë dollarësh për informacionin që çon në arrestimin dhe dënimin për këtë rast. /tesheshi.com/

 

 

You may also like