Kush është deputeti që i doli kundër ambasadorit amerikan në Tiranë. Politologu nxjerr fjalimin e disa viteve përpara në Kuvend dhe zbardh prapaskenat

by admin
Spread the love

Politologu Afrim Krasniqi është kthyer shumë vite pas në kohë, ndërsa ka publikuar fjalimin e një deputeti të Republikës së Shqipërisë, përfaqësues i qarkut të Fierit, ku lëshonte kritika në drejtim të ambasadorit amerikan, Uilliam Rajerson në Tiranë për ndërhyrjet e tij.

Episodi në fjalë është regjistruar në seancën e fundit të parlamentit të 3 shkurtit të vitit 1992, ku po diskutohej ligji elektoral dhe situata politike. Sipas Krasniqit, bëhej fjalë për njërin prej deputetëve të mazhorancës, me inicialet B.F.

Në fjalën e tij në Kuvend, që asokohe drejtohej nga Aleksandër Meksi ky deputet akuzon ambasadorin Rajerson se po tenton që të bëhet president, ndërsa shton se ‘çfarë këto politika të poshtra në kurriz të shqiptarëve?!’.

“Retrospektivë 1992. Është seanca e fundit e parlamentit të vitit 1991, diskutohet ligji elektoral dhe situata politike. Njëri prej deputetëve të mazhorancës, përfaqësues i Fierit (B.F) sulmon ashpër ambasadorin amerikan Rajerson, zëvendësin e tij Hill, stafin e ambasadës amerikane në Tiranë dhe kërkon dëbimin e tyre nga Shqipëria. Motivi? Kanë dhënë deklarata publike se nuk mbështesin qeverinë e fundit komuniste dhe indirekt mbështesin forcat alternative në opozitë. Kritikat ndaj partisë i konsiderojnë qëndrime antikombëtare, akte armiqësore ndaj Shqipërisë! Një këngë e dëgjuar: sa herë politikanët janë cenuar në interesat e tyre personale & elektorale e kanë njësuar veten & partinë me Shqipërinë. Para 1992, më 1992 dhe (çuditërisht) pas 1992. Kështu nisi!”, shkruan politologu Krasniqi.

You may also like