Kush do të jetë lojtari më i mirë në botëror? Dëgjojeni Ibrahimovicin

by admin
Spread the love

Katër pyetje, një përgjigje. Për Zlatan Ibrahimovic, Olivier Giroud do të jetë lojtari më i mirë i kupës së botës. Në një intervistë të dhënë, sulmuesi i Milanit beson se shoku i tij i skuadrës do të rrëmbejë katër çmimet individuale në Katar.

“Kush do të jetë lojtari më i mirë? Olivier Giroud. Kush do të jetë sulmuesi më i mirë? Olivier Giroud. Kush do të na befasojë? Unë mbështes mikun tim Olivier Giroud. Kush do të jetë talenti më i madh në turne? Olivier Giroud sepse ai është ende i ri, dhe nëse  e them se ai është ende i ri, jam edhe unë”

Sulmuesi francez shënoi dy gola përball Australisë dhe për momentin udhëheq listën e golashënuesve në kupën e botës së bashku me Saka, Taremi, Torres dhe Valencia.  Giroud është vetëm një gol larg për tu bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Francës.

Intervista e Ibrahimovic është një tregues i qartë për marrëdhënien e mirë që kanë të dy sulmuesit. Rikthimi i Zlatan te kuqezinjtë solli ringritjen e Milanit, ndërsa Giroud ishte vendimtar me golat e tij për të rikthyer Milanin te titulli kampion, por jo vetëm kaq, pasi francezi kualifikoi Milanin në fazën me eleminim direkt në Champions League.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like