Kush do të eliminohet sonte nga shtëpia e famshme, Iliri, Einxhel apo DJ Dagz?

by admin
Spread the love

Ilir Shaqiri, Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta – DJ Dagz, janë të nominuarit e javës dhe njëri nga ta në spektaklin e sontëm ( e marte) do të eliminohet.

Treshja janë votuar nga publiku gjatë ditëve nga spektakli i së premtes e që sot mund ta kthej vetëm nëse ka biletën kthyese, shkruan “Kosovarja”.

Iliri Shaqiri – balerini që është bërë pjesë e shtëpisë që nga dita e parë si dhe shihet si një nga banorët më të fortë brenda si dhe pretendues i fitores së çmimit të madhë prej 100 mijë eurosh.

Einxhel Shkira, iu bashkua shtëpisë disa javë më vonë derisa ka qenë pothuajse qdo javë në nominime nga banorët pasi shumë herë ka agravuar situata mes saj  konkurentëve të tjerë.

Arbër Gumnishta, u futë si një banorë i vetëm bashkë me shokun dhe kolegun e tij Pajtim Krasniqin, DJ PM, e që më vonë dyshja u eliminuan por që iu dha mundësia që njëri nga ta të kthehej dhe kështu i votuari doli, Dj Dagz e që së fundi shihet si më i rrezikuari në këtë nominim për të dalë nga shtëpia.

Por, cili nga treshja do të largohet mbetet të shihet nga votat e publikut.


You may also like