Kurti takon shefin e misionit të OSBE-së, flasin për çështjen e banimit social dhe fuqizimit ekonomik të grave

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së, me fokus sigurinë, komunitetet dhe të drejtat, ishin tema të takimit ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti, me Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Poashtu, u bisedua edhe për forcimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare dhe mbështetjen për Zyrën së Komisionerit për Gjuhët, në mënyrë që të lehtësohet qasja në informata me interes publik.

Mes tjerash u fol edhe për çështjen e banimit social dhe fuqizimit ekonomik të grave, si dhe organizimin e forumit, që planifikohet të mbahet mbi këto tema.

Ambasadori Davenport shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për qeverinë, në përputhje me nevojat e institucioneve dhe fushëveprimin e OSBE-së.

You may also like