Kurti takon presidenten e BERZh-it në Mynih

by admin
Spread the love

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar me presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Odile Basso në Mynih.

Kurti dhe Basso diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Qeverisë dhe BERZh-it, për projektet që janë në zbatim e sipër me mbështetje të saj, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit, thuhet në deklaratën e Kryeministrisë, shkruan Klankosova.tv.

Kryeministri në takim tha se BERZh-in, Qeveria e Kosovës e sheh “një partner të rëndësishëm në realizimin e qëllimeve të saj në zhvillim të qëndrueshëm, veçanërisht në fushën e transportit, digjitalizimit, energjisë dhe sektorit privat”.

 

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like