Kurti për suksesin e Luiza Gegës: Ndër vite vrapoi drejt fitoreve

by admin
Spread the love

Atletja shqiptare Luiza Gega të shtunën ka pushtuar Evropën duke u shpallur kampione e saj në disiplinën e vrapimit ne shtegun e gjatë prej 3000 mijë metrave.

Ky ishte një sukses historik për vet atleten , por edhe për të gjithë Shqipërinë dhe suksesi i saj është përshëndetur edhe nga udhëheqësit e Shqipërisë dhe të Kosovës,

Shumë krenar me suksesin e Gegës është shprehur edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se për të arritur deri te ky sukses, atletja shqiptare ka punuar për vite me radhë me përkushtim shumë të madh dhe tani ajo ka shënuar rekord të ri në Evropë.

Rekordi i ri i Kampionatit Evropian të Atletikës mbanë emrin Luiza Gega. Me ritëm të pandalshëm, ndër vite vrapo drejte fitoreve. Me një ritëm fantastik, mbrëmë theu rekordin 12 vjeçar të Kampionatit Evropian. Krenar me rezultatin e jashtëzakonshëm të Luiza Gegës. Kampionja e Evropës , që nga pista e atletikës shkruan historinë e sportit shqiptar.”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në “Instagram”.

You may also like