Kurti për Hetemin: E falënderoj nga zemra për qëndresën e tij shembullore

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa në ditë që të dalë prej zyrës së tij.

Kurti, e ka falënderuar Hetemin për qëndresën e tij shembullore për rend dhe ligj, njofton Klankosova.tv.

“Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij. Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës”, shkroi Kurti.

“Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998). E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”.

Ndryshe, Hetemi sot gjatë ditës është takuar me disa pjesëtarë të KFOR-it. /Klankosova.tv.

You may also like