Kurti në ligjëratën në Kembrixh përmend edhe Rita Orën e Dua Lipën

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ligjëratën e sotme në Kembrixh, i përmendi edhe yjet botërore me prejardhje kosovare, Rita Orën e Dua Lipën.

Kurti tha se ato kanë kontribuar në përmirësimin e imazhit të vendit.

“Ne po kontribuojmë me yjet si Rita Ora e Dua Lipa. Besoj që është tepër e rëndësishme të përmirësojmë imazhin e vendit, por do të doja ta shoh më shumë si rezultat i gjërave pozitive që bëhen në vend e jo si rezultat i një kompanie marketingu, apo ajo që sot quhet komunikim strategjik. Pra, është shumë me rëndësi imazhi i Kosovës dhe besoj se është duke u përmirësuar tashmë”, ka thënë Kurti.

You may also like