Kurti: Investimi në ushtri mbetet prioritet i yni, synojmë mbrojtjen e sovranitetit e territorit

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti, ka marrë
pjesë në betimin e 180 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës në
Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ai tha se ndërtimi ushtrisë
me kapacitetet të plota është prioritet i qeverisë së tij që garanton paqe në
vend e rajon.

Sipas tij, dita kur po betohen 180 rekrutët e rinj të
FSK-së ka një rëndësi të madhe.

“Të dashur rekrutë ushtarë të Republikës së Kosovës, sot për ju, për
familjet tuaja, për FSK-në dhe vendin tonë është një ditë e veçantë. Ushtrisë
së Kosovës po i shtohen edhe 180 ushtarë të trajnuar, të përgatitur dhe të
gatshëm për t’i shërbyer atdheut dhe për të mbrojtur qytetarët dhe territorin e
vendit tonë. Gjatë nëntë javëve të trajnimit ju jeni ballafaquar me sforcim
fizik, ngarkesa psikike dhe detyra akademike, larg familjeve nën disiplinë dhe
vështirësi të tjera që s’i keni hasur më parë. Të gjitha këto sfida e kanë pas
vetëm një qëllim t’iu përgatisin për të qenë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës për
t’i shërbyer paqes me përkushtim të lartë dhe vetëmohim”.

“Duke qenë pjesë e FSK-së, përveç privilegjit që tash e tutje do t’i
shërbeni institucionit më të besueshëm në vend, ju keni nderin t’i shërbeni
vendit tuaj përkrah aleatëve, ushtarëve të NATO-s në shërbim të paqes dhe
sigurisë globale”.

“Rritja e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në
tregon për përkushtimin tonë që kemi për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e
sovranitetit dhe territorin tonë. Kjo tregon gjithashtu për përkushtimin tonë
për ruajtjen e paqes jo vetëm në vend, por edhe në rajon dhe më gjerë”.

Kurti shtoi se FSK-ja po e bënë krenar çdo qytetarë pasiqë
është bërë pjesë e shumë aktiviteteve bashkë me aleatët, raporton EO.

“Ju tash e tuje të shërbeni në forcë e cila po modernizohet e zhvillohet
për ditë e më shumë, në FSK-në e cila e bëri vendin tonë për herë të parë vend
pritës të një prej ushtrimeve më të mëdha të drejtuara nga ushtria e SHBA-së Defender
Europe 21 si dhe për herë të parë bëri që flamuri jonë shtetëror të valojë në
kuadër të operacionit të mbështetjes së paqes në Lindjen e Mesme dhe të forcës
që shtriu dorën për t’i ndihmuar misionit të NATO-s në evakuimin e qytetarëve
afganë në shërbim të së mirës dhe në mbrojtje të jetës”.

LEXONI EDHE:

You may also like