Kurti dhe Vuçiq përballen sërish në Davos

by admin
Spread the love

Pas dy përballjeve në Bruksel në verën e vitit 2021, takimit të këtij maji në Berlin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, do ta kenë rastin edhe për një përballje të katërt në Davos të Zvicrës, në kuadër të një diskutimi në “World Economic Forum” që ka filluar më 22 maj e do të përfundojë më 26.

Siç kanë njoftuar edhe nga qeveria kosovare,
ashtu edhe nga presidenca e Serbisë, të dy do të marrin pjesë në eventin
“Diplomacy Dialogue for the Western Balkans”.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin
Kurti ka udhëtuar për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror
që mbahet në Davos/Klosters.Atje ai do të takohet me përfaqësues të kompanive
të ndryshme dhe liderë politikë dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i
Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen
zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Edhe nga Serbia kanë njoftuar se presidenti
serb, Aleksander Vucic, do të marrë pjesë në takimet përgjatë “World Economic
Forum” gjatë të martës dhe të mërkurës (24 dhe 25 maj).

Derisa është bërë e ditur se edhe Vuçiq do të
marrë pjesë në sesionin “Dialogu Diplomatik në Ballkanin Perëndimor” në Davos
të Zvicrës.

Kurti dhe Vuçiq ishin përballur në një
organizim në kuadër të Konferencës për Siguri në Mynih gjatë vitit 2020,
përballje kjo që ishte shoqëruar me tensione mes dy liderëve.

You may also like