Kurti: Buxheti për vitin tjetër do të jetë 9% më i lartë, Ligji për Paga s’do të jetë anti-Kushtetues

by admin
Spread the love

Kryeministri
Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,
Faton Peci, kanë mbajtur një konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.  

Kurti,
ka folur për procedimin e Projektligjit e Buxhetit për vitin 2022. Ai ka thënë
se gjatë ditës do të mbahet mbledhja e Qeverisë, ku pritet të procedohet më
tutje.

Kurti
ka shtuar buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë 9 për qind më i lartë se ai
aktual.

“Sot
kam pasur takim me ministrin Hekuran Murati dhe kemi diskutuar që ta bëjmë sot
pasdite një mbledhje të Qeverisë që të aprovohet buxhetit për vitin e ardhshëm,
por krahasuar me rishikimin e vitit aktual, mund të them se buxheti për vitin
2022 do të jetë 9 për qind më i lartë se viti aktual”, tha Kurti.

Me
këtë rast, Kurti foli për investimet në bujqësi, teksa tha se ato do të rriten
vitin tjetër për 11 milionë euro.

“Sektori i Bujqësisë është një sektor rëndësishëm, sepse pos që krijon vende pune. Pandemia e ka dëmtuar shumë bujqësinë vendore, vizioni jonë ashtë për një agronomi të qëndrueshëm. Në përputhje me programin tonë, po angazhohemi për nxitje të përpunuese eksporte dhe importe. Ju kemi përgjigjur bujqve për pagesën e kamatave të kredive”.

Kurti përmendi edhe hartimin e strategjisë për zhvillimin e bujqësisë për vitet 2021-2027 dhe atë të pylltarisë për vitet 2021-2031.

“Secili përfitues mund të përfitojnë për të rritur dhe zgjeruar në tregun e punës. Pas disa vitesh pa strategji, qeveria ka hartuar një strategji dhe është duke e finalizuar një strategji 10 vjeçare. Ministria e Bujqësisë është duke ndërruar paralelisht dhe duke i përkrahur bujqit me subvencione”, tha Kurti. 

Kurti, shtoi se e kanë gjetur këtë ministri me 40 milionë euro obligime financiare ndaj fermerëve, raporton EO.

“Sepse investimet në këtë kërkojnë vëmendje, ku kemi gjetur 40 milionë borxhe ndaj fermerëve, ndërkaq përkrahja mbi 50 milionë euro, vitin tjetër do të rritet për 11 milionë euro. Qeveria është në anën e prodhuesve”, ka thënë Kurti.

Kurti
ka folur edhe për Ligjin për Paga, për të cilin thënë se Qeveria po përgatitet
që ky ligj mos të jetë në shpërputhje me Gjykatën Kushtetuese.

Sipas
tij, qeveritë e kaluara i kanë rritur pagat për premtime elektorale.

“Ne
po përgatitemi për pagat që vërtetë është ligj dhe që nuk bie ndesh me
kushtetutën me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne tashmë jemi duke u angazhuar
për këtë gjë”.

“Rritja
e pagave kurrsesi nuk duhet të ndjek arbitraritete por rritje ekonomike. Qeveritë
e kaluara i kanë rritur pagat me premtime elektorale dhe me këtë ekonomia nuk
funksionon”, u shpreh Kurti.

Tutje
shefi i Qeverisë ka komentuar incidentin që u ndodhi boksierëve kosovar në
kufirin me Serbinë. 

“Me
bllokimin që ua bëri Serbia boksierëve tanë, Serbia e shpërfaqi fytyrën për ata
që kanë pasur dilema dhe këto çështje do të diskutohen edhe në Bruksel”.

“Sa
i përket udhëheqjes së shteteve kjo besoj se kjo varet nga ndërmjetësuesi që është
Borrel dhe Lajçak”.

You may also like