Kurti bënë thirrje strukturave të reja për mobilizim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lëvizja
Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen me kryetarët e qendrave dhe organizatës
së gruas dhe rinisë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje, kryetari i VV-se njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kuti bëri thirrje strukturave dhe kryetareve të qendrave për mobilizim, siç tha ai nevojat e qytetarëve janë të mëdha.

“Mirë se ju gjejë në këtë mbledhje te jashtëzakonshme e cila është thirrje për mobilizim për javët, muajt dhe vitet e ardhshëm ne për shkak së përgjegjësia është e madhe, të mëdha janë edhe nevojat e qytetarëve”.

Nga zgjedhjet e shtatorit kemi dalur me strukturat e reja “ Gratë për Vetëvendosje” dhe “Rinia për Vetëvendosje”, tha Kurti.

“Unë pres angazhim me të dendur në qendrat në te cilat ju punoni. Të gjithë e keni parasysh që kam garuar me një platformë 10 pikëshe, pika parë ka qenë rritja e numrit të anëtarëve të moshave të reja për shkak që mosha mesatare në vend është 31 vjet dhe e kemi te domosdoshme që sa më shume te kemi anëtar të rinj. E dyta ishte rritja e antarësisë së vajzave dhe grave” tha Kurti”.

Kryetarja e
organizatës “ Gratë për Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, tha që qelsi i suksesit
për organizatën është bashkëpunimi, po ashtu ajo shtoi se dy organet e reja të
krijuara në këtë parti, “Grat për Vetëvendosje” dhe “Rinia për Vetëvendosje”
janë shumë të rëndësishme.

“Mirë se ju gjej
në këtë organizim pak ditë pas përmbylljes se një procesi të brendshëm
zgjedhor, ku anëtarët tanë përmes votës së tyre na dhanë besimin për mandatin 4
vjeçar dhe më lejoni të ju uroj të gjithëve. Jam e bindur se pavarësisht
sfidave që mund të kemi, qelsi për të jetësua platformat tona është bashkëpunimi
mes nesh prandaj si drejtuese e GVV-së edhe sot po shpreh vullnetin për bashkëpunim
me secilin. Mendoj vetëm kësisoj mundemi që organizatën ton ta kemi edhe më të
fuqishme. Këto dy organe të reja GVV-ja dhe RVV-ja, që janë themeluar janë të rëndësishme
shumë për organizatën tonë” tha Haxhiu.

You may also like