Kurti: Barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore, në rilindjen kombëtare kemi vepra me kryepersonazhe gra

by admin
Spread the love

Kryeministri
i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se barazia gjinore është themeli i barazisë
shoqërore, raporton Ekonomia Online.

Në ngjarjen
me temën “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”, me rastin e
Ditës së Gruas, organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, shefi i ekzekutivit
tha se për të arritur rezultate të mira është e domosdoshme barazia në fillim të
shtetit.

“Përderisa
gratë dhe vajzat mbajnë barrën e problemeve shoqërore ato janë thelbësore për të
nxitur drejt zgjidhjes së tyre. Gratë e bëjnë aktivizimin e dyfishtë, merren me
politikat e përgjithshme por gjithsesi edhe me çështje gjinore. Gratë nuk
punojmë vetëm për gratë por ato punojnë po ashtu edhe për burrat. Duhet t’i aktivizojmë
gratë e shkolluara dhe duhet t’i shkollojmë sa më lartë gratë e shkolluara”.

“Në fokus e kemi ngritjen e ndërgjegjësimit të prindërve, e sidomos sa i përket rolit të baballarëve në rritjen mirëqenien edhe edukimin e fëmijëve. Gjithashtu në këtë qasje të barabartë po punojnë që fëmijët e vegjël të rriten dhe të socializohen në vlera që promovojnë pranimin, gjithëpërfshirjen, e sidomos barazinë gjinore. Edhe në rilindjen tonë kombëtare kemi vepra me kryepersonazhe gra”, tha Kurti.

You may also like