Kurti: Adresimi i krimeve të luftës, i domosdoshëm – ugjencë e veçantë çështja e të pagjeturve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit, ku ndër të tjera ka folur për çështjen e tëpagjeturve.

Ai është shprehur se adresimi i krimeve të luftës është i domosdoshëm dhe se ugjencë e veçantë është çështja e të pagjeturve.

Kurti gjithashtu ka sqaruar se pse është përdorur fjala “urgjencë” në aneksin e zbatimit tek çështja e personave të pagjetur, përcjell Klankosova.tv.

“Për shërimin e shoqërisë adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës është i domosdoshëm, e këtu ugjencë e veçantë është çështja e të pagjeturve”.

“Janë edhe 1 mijë e 617 të pagjetur në Kosovë, nuk janë që të gjithë shqiptarë, por shumica dërrmuese tyre janë shqiptarë, por pa dallim etnie, pa dallim përkatësie kombëtare ne dëshirojmë që të zbardhet fati i tyre dhe të vihet në vend drejtësia, andaj edhe fjalën urgjencë në aneksin e zbatimit e keni pikërisht tek çështja e personave të pagjetur”, është shprehur ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

You may also like