Kurorëzohet Mbreti Charles III – American Eye

by admin
Spread the love

Për herë të parë pas 7 dekadash është kurorëzuar një monark i ri në Britaninë e Madhe. Arqipeshkvi i Kanterbërit vendosi mbi kokën e Mbretit Charles III kurorën e Shën Eduardit, duke kulmuar kështu ceremoninë madhështore të kurorëzimit.

Ceremonia e zhvilluar në Abacinë e “Westminster” u zhvillua në kushte të rrepta sigurie dhe me pompozitetin që i takon kurorëzimit të një prej mbretërive më jetëgjata në botë.

“Zoti e ruajt Mbretin”, ishte thirrja e kryepeshkopit dhe e kongregacionit pasi vendosi kurorën e Shën Eduardit në kokën e Mbretit.

Këmbanat e abacisë bien, boritë dhe të shtënat me armë dëgjohen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Pas vendosjes së kurorës, përshëndetje me të shtëna armësh u dëgjuan nga 13 qytete të ndryshme të mbretërisë, përfshi Edinburgun e Skocisë, Kardifin e Uellsit dhe Belfastin e Irlandës së Veriut.

Ceremonia kryesore me të shtëna armësh u realizua në Kullën e Londrës, ndërsa kambanat e Abacisë së “Westminster” u dëgjuan të binin për të festuar momentin historik.

Detaje:

-Charles III dhe Camilla kurorëzohen Mbret dhe Mbretëreshë në një ceremoni plot muzikë dhe simbolika brenda Westminster Abbey.

-Mbreti Charles III u betua, u vajos me vaj të shenjtë, përpara se të vendosej mbi kokën e tij kurora e Shën Eduardit.

-Camilla u kurorëzua me kurorën e Mbretëreshës Mari në një ceremoni të ngjashme disa momente më vonë.

-Rreth 2,200 njerëz, duke përfshirë familjen mbretërore, të famshëm, liderë fetarë dhe krerët e shtetit, janë të pranishëm.

-Mijëra njerëz janë rreshtuar në rrugë dhe atmosferën e festës duket se sapo ka nisur.

You may also like