“Kur u shfaq Reali të gjithë klubet e tjera i humbën vlerat”, Guler zbulon bisedat me Ancelottin dhe Ozil

by admin
Spread the love

Arda Guler u prezantua si lojtari më i Real Madrid me turkun që i kushtoi spanjollëve 20 milionë euro për ta transferuar nga Fenerbahce.

Në konferencën për shtyp, 18-vjeçari theksoi se kishte oferta nga disa klube, por që në momentin kur u shfaq Real Madrid, nuk kishte më dyshime rreth së ardhmes. Ndër të tjera, talenti turk zbuloi edhe pak nga biseda me trajnerin Carlo Ancelotti si dhe me Mesut Ozil.

“Në garë ishin shumë klube që prezantuan ofertat e tyre, por në momentin që erdhi Real Madrid të gjithë klubet e tjera në sytë e mi i humbën vlerat. Telefonata me Ancelottin? Trajneri më telefonoi dhe më tha se ku do të luaja, çfarë pozicioni do të mbuloja në fushë. Nga Real Madrid më vijnë në mendje finalet e Champions League, e ndiqja skuadrën me shokët e mi.

Biseda me Ozil? Për mua është si një vëlla, më tha se Real Madrid është klubi më i rëndësishëm në botë. më ka folur shumë mirë dhe më ka thënë shumë këshilla. Idhujt e mi te Real Madrid janë Ronaldo, Ozil, Guti dhe unë dua të jem një legjendë si ata. Unë kam nënshkruar me Real Madrid dhe dua të luaj këtu, nuk mendoj për huazime.

Modric? Për mua është mesfushori më i mirë në botë dhe do të mësoj shumë nga ai”, u shpreh Guler.


Top Channel

You may also like