“Kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti”, fjalët prekëse të nënës së Hueyda El Saied – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Artistja Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46 vjeçare më 23 nëntor të vitit të kaluar duke lënë pas shumë hidhërim dhe një tronditje për opinionin publik që e donte shumë si artiste dhe si personalitet.

Nëna e saj Diana Çoku, bashkëshorti i saj Thierry Grosjean dhe djali Gabriel ishin të ftuar sot tek “Rudina”.

“Ndihem shumë keq, nuk kam fjalë për Hueydën… sepse kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti bashkë. Por duhet të bëhem e fortë, sepse kam Gabrielin dhe Tierry-n”, tha nëna e artistes së ndjerë.

Ndërsa Thierry tregoi se që nga vdekja e bashkëshortes së tij i është dashur të bëhet edhe nënë dhe baba për djalin e tyre 6-vjeçar.

“Në fakt ajo ishte duke u dominuar nga sëmundja në atë kohë, por ajo vazhdoi të bënte art. Vazhdonte të prodhonte, ka disa skultpura të ndryshme, e keni parë në rrjetet sociale. Edhe kur ishte në spital pikturonte, ishte shumë e rëndësishme për të të mbante të gjallë kurajon dhe të vazhdonte luftën kundër sëmundjes. Dhe donte të merrej me artin në mënyrë paralele. Edhe kur ka qenë në spital të gjithë doktorët shikonin artin dhe veprat që ajo krijonte”, rrëfeu bashkëshorti i artistes.

You may also like