Kur të dalim jashtë, do të të bëj shumë të lumtur

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së enjte, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë pasur disa debate shumë të ashpra me njëri-tjetrin, duke ngritur edhe zërin. Ata vendosën që t’i japin fund raportit me njëri-tjetrin dhe të vazhdojnë marrëdhënien e tyre jashtë shtëpisë.

Gjithçka nisi nga një ndërhyrje e Oltës, e cila i ka kërkuar Kiarës që ta puthë Luizin, pasi vetëm kështu do ta kuptojë se çfarë ndjen për të. Idenë e saj e ka mbështetur edhe vetë këngëtari dhe kjo gjë e ka mërzitur Kiarën.

Edhe pse dyshja vendosën t’i japin fund marrëdhënies, kjo gjë nuk ndodhi pasi në darkë Luizi i ka shkuar pranë dhe e ka përqafuar dhe puthur siç ai bën gjithmonë. E jo vetëm kaq, pasi Kiara i ka bërë një premtim që askush nuk e priste. Ajo i tha se kur të dalin jashtë do ta bëjë shumë të lumtur.

Luizi: Do më bësh njeriun më të lumtur në botë kur të dalim jashtë?

You may also like