Kur sportistët e Kosovës ishin halë në sy për regjimin serb

by admin
Spread the love

A e dini se Ardian Kozniku nga Hajduku i Splitit në vitin 1993, iu është përgjigjur ftesës së Kombëtares së Kosovës, për ndeshjen Shqipëri – Kosovë.

A e dini se me 14 shkurt të vitit 1993 është zhvilluar ndeshja e parë revyale ndërshtetërore në futboll, Shqipëri – Kosovë. Kuqezinjtë shënuan fitore me rezultat 3:1.

A e dini se Aziz Salihu është arrestuar në fund të vitit 1993 dhe është rrahur keq nga milicia serbe.

A  e dini se Ali Latifi, trajner i karatesë, ka qenë iniciues i parë i pavarësimit të sportit të Kosovës. Iniciativën e ka nisur me 12 shkurt të vitit 1991! 

A e dini se Mazllum Belegu është arrestuar në vitin 1993. 

A e dini se veprimtari i hendbollit Fahri Buçinca është burgosur për 15 ditë nga regjimi serb.  

A e dini se në fund të marsit të vitit 1999, makineria e pushtuesit serb ka minuar dhe bërë rrafsh me tokë shtëpinë me shtatë çati të shtatë vëllezërve sportistë – karateistëve: Fahri, Gani, Rexhë, Sylë, Haki, Nebih, Halil Mahhalla.

A e dini se Halil Sylejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës, së bashku me Ramadan Beshirin, sekretar i përgjithshëm, me atletë udhëtuan dhe morën pjesë në garën gjithëkombëtare në Tiranë në vitin 1993. Pasi u rikthyen në Kosovë, regjimi serb ia konfiskon pasaportën Halil Sylejmanit.

A e dini se Ajet Shosholli është selektor i parë i kombëtares së Kosovës në futboll në vitin 1991 – 1996, pastaj Bylbyl Sokoli.

A e dini se futbollistët Bedridin Gjinali, Skënder Kapra, Lulzim Berisha, Musli Bylykbashi, Luan Tabaku, Hzsni Dragaçina, Lulzim Kolgeci, Arbër Grabovci, Nehari Toska, Valdet Shoshi, Malësor Gjonbalaj, Bujar Guta, Genc Tamniku, Ibrahim Domi, Burim Tara, Selajdin Jerliu, Sami Ibishi, Burim Domniku, Haxhi Zeka, Hysni Muslija, Ekrem Veseli, Jeton Osmanaj, Eroll Krasniqi, Mirsad Çollaku, Ergjan Dana, Bashkim Radogoshi, Elvis Osmani, Rexhep Rexhepi, Hasan Rexhepi, Genc Hoxha, Ibrahim Domi, Sheremet Isufi, Gazmend Haliti, Ekrem Shaqiri, Sami Sermaxhaj, Besart Cecelia, Rexhep Fona, Mehmet Dragusha, Agron Gashi, Arben Haradinaj, Xhavit Mehmeti, Bajram Qaka, Ekrem Veseli, Burim Berisha, MIlaim Humolli, Astrit Ajeti, Driton Rrahmani, Bekim Mulliqi, Fehmi Podvorica, Agim Hasani, Përparim Hasani, Përparim Veliu, Lavdërim Alija, Fatmir Berisha, Sami Geci, Zejdi Sermaxhaj, Gëzim Daka, Genc Hoxha, Fatos Brahushi, Avni Shala, Nadir Haxhimusa, Bujar Haxhimusa, Sabri Dërmaku, Haki Azemi, Gazpër Lazri, Idriz Elezaj, Nexhaj Sadrijaj, Suad Keçi, Astrit Ajeti, Driton Rrahmani etj. e mijëra lojtarë të tjerë, luajtën në fusha në Raushiq, në Dumnicë, në Çamërli, Varosh, Artanë, Flamurtar etj. 

A e dini se ish xhudisti i mirënjohur, Hajrullah Tërnava, është rrahur keq në vitet e 90-ta në stacionin milicisë në Vushtrri me urdhër të komandantit famëkeq Vuqina. 

A e dini se Salih Krasniqi lëshoi tokën e tij për fushë futbolli në Çamërli.

A e dini se hendbollisti Verim Zherka në vitet e 90-ta ka kaluar kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës pa asnjë dokument, ilegalisht. Ai nga Vardari i Shkupit ka ardhur për të luajtur për Prishtinën në ndeshjen kampionale.

A e dini se Driton Kuka ka dominuar si xhudist në vitet e 90-ta.

A e dini se volejbollistin Agim Lumi është arrestuar në vitin 1998 nga regjimi serb dhe është burgosur disa vite, për çështje kombëtare.

A e dini se Feime Shala, volejbolliste, me krerët e FVK-së është arrestuar dhe dërguar në stacionin e milicisë në Ferizaj, për 3-4 orë është mbajtur në bisedë informative. A e dini se Fejzullah Ademi, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, me Ismajl Hysenin (sekretar i përgjithshëm) është kërcënuar disa herë nga pushtuesi serb.

A e dini se volejbollisti Veli Kajtazi është arrestuar nga regjimi serb dhe është burgosur për disa vite.

A e dini se volejbollistja Sanije Rexhepi është vrarë nga milicia e pushtuesit serb.

A e dini se hendbollisti Jeton Tërstena – “Tota” (pjesëtar i UÇK-së) ka rënë heroikisht në mbrojtje të Kosovë.

A e dini se veprimtari sportiv Ahmet Hoxha është arrestuar dhe dënuar me vite me burg, është vrarë nga regjimi serb.

A e dini se veprimtari sportiv Ramadan Rexhepi (pjesëtar i UÇK-së) ) ka rënë heroikisht në mbrojtje të Kosovës.

A e dini se hendbollistët e Llapit janë maltretuar dhe rrahur në stacionin e milicisë në Ferizaj në vitet e 90-ta.

A e dini se prof. Ismet Jupa, trajner i hendbollit ka pas shtatë lojtarë në makinën kur e ndalin milicia serbe në dalje të Podujevës, gati sa e rrahin.

A e dini se Ahmet Sylejmani, trajner i Çelikut të Ferizajt, e zbresin milicia nga kombi dhe e kërcënojnë rëndë, duke ia zënë topat e fanellat. Milicia serbe i thonë: Nuk je duke shkuar në dasmë me gjithë këto fanella e topa futbolli.

A e dini se me automjet të ndihmës së shpejt të Sh.H.B. Nënë Tereza, Agim Tahiraj, Afrim Majanci, Beqir Berisha dhe Ilmi Canolli, kanë shkuar në Preshevë, për të marrë pjesë në Kampionatin e Kosovës në boks.

A e dini se me 3.5.1996 ishin takimet e 1/2 finales së Kupës Kosovës: KF Kosova Vushtrri – KF Feronikeli 2:1, KF Minatori 89 – KF Trepça 1:0 ndërpritet ndeshja pasi që Naim Berisha si kapiten i KF Kosovës së bashku me bashkëlojtarët Ilir Rashica, Gëzim Shuku, Murat Zejnullahu me ish lojtarin e Kosovës dhe Lirisë së Prizrenit, Naser Rexhepi dhe një nga Drenasi arrestohemi në dalje të magjistrales Mitrovicë –Vushtrri. “Ishim në veturën e policisë ku nga aty ftohen njësia speciale nga Mitrovica dhe vijnë me autoblinda në drejtim të fushës  i cili ishte mbrapa burgut të Smrekonicës afër lumit Sitnica ne dërgohemi në polici dhe mbahemi me orë të tëra dhe na rrahin dhe keqtrajtojnë në mënyrë barbare, por ja ka vlejtë dhe jam shumë krenar që kam qenë pjesë e asaj gjenerate”, thotë Berisha. 

A e dini se trajnerët Selatin Vokrri, Esat Mehmeti, Besim Pantina,  Abit Alaj, Shefqet Sinani, Iljaz Sina, Fatmir Zhubi, Gafurr Kaçaniku, Jusuf Tortoshi, Burim Hatipi, Sahit Kelmendi, Rafet Prekazi, Hashim Ajeti, Emin Simnica, Emin Ajvazi,  Shahin Haxhislami, Nasrullah Shehu, Sabit Bogujevci, Enver Fazliu etj. punuan në kushtet të rënda.

A e dini se në Vaganicë në vitin 1995 policia e regjimit serb i ndërpretë ndeshjet e Kampionatit të Kosovës në basketboll.

A e dini se Artan Mehmeti, Nexhat Ramadani, Bekim Maxhuni, me Dritën dolën kampion të Kosovës. 
A e dini se anëtari i kryesisë së FBK-së, nënkryetari i KB Trepça dhe donatori kryesor asokohe Mehmet Tahiri, mori përsipër organizimin, u rrah u burgos dhe u mbajt disa kohë në burg për shkak të aktivitetit në Vaganicë.

A e dini së Selim Muja i KF Kika dhe Aziz Zuka vëzhgues u morën në fushë në Varosh dhe stacionin e milicisë në Ferizaj dhe u maltretuan. 

A se dini se Abedin Ibrahimi ka qenë trajner në KV Flaka të Preshevës (meshkujt) dhe në KV Kastrioti (femrat).

A e dini se Fatmir Makolli, kick – box ka treguar cilësitë e tija. 

A e dini se pingpongu ka zhvilluar aktivitetet në kushte shumë të vështira.

A e dini se skijimi ka qenë në situatë të vështirë dhe i kërcënuar dhe sulmuar nga regjimi serb. 

A e dini se Fatmir Sopi, si karateist ka treguar klasin e tij. 

A e dini se në vitet më të rënda karateistët kanë marrë pjesë në Mishkolc etj.

You may also like