Kur kriminelët e luftës mbrojnë demokracinë – Shqip

by admin
Spread the love

Në një artikull të botuar nga gazeta Haaretz të hënën, gazetari izraelit Gideon Levy ankohet se disa figura izraelite, të cilët kohët e fundit kanë kundërshtuar reformën në drejtësi dhe kanë mbajtur slogane për mbrojtjen e demokracisë, duke përfshirë liderët ushtarakë, janë në fakt të njëjtët që kanë kryer krime kundër të popullit palestinez.

Levy thekson, në një artikull që ka të bëjë me miratimin e një projektligji në Knesset të propozuar nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu të hënën për të kufizuar disa kompetenca të Gjykatës së Lartë, se protestat kundër reformave në drejtësi padyshim kanë karakter ushtarak dhe lënë në hije aspektin e tyre civil.

Ai thotë se ngjyrat e uniformave ushtarake të Forcave Ajrore izraelite janë shumë të pranishme në lëvizjen protestuese këto ditë. Gjuha e këtyre protestave është ushtarake dhe shumica e drejtuesve të tyre janë ish-ushtarë. Refuzimi i shërbimit ushtarak është arma e tyre më efektive dhe qëllimi përfundimtar është ta mbajnë vendin siç ishte më parë.

Në artikullin e tij, i cili u botua me titullin “Protestat izraelite kundër grushtit të shtetit gjyqësor kanë karakter ushtarak”, Levy tallet me faktin se mbrojtësit aktualë të demokracisë janë udhëheqës aktualë apo ish-udhëheqës të ushtrisë. Midis tyre është ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, një ish-gjeneral dhe komandant i Operacionit Cast Lead, të cilin Izraeli e drejtoi kundër Gazës. Gallant u shfaq gjatë fundjavës si një mbrojtës i demokracisë në Izrael.

Autori kujton disa nga krimet e Gallantit dhe pyet me sarkazëm: “Ku mësoi Gallanti për demokracinë? Mos e mësoi në lagjen Zeitoun të qytetit të Gazës, ku si kryetar i Komandës Jugore të ushtrisë ishte përgjegjës për vrasjen e 23 anëtarëve të familjes palestineze Al-Samouni dhe për vrasjen e katër grave dhe vajzave nga një familje tjetër palestineze Al -Aish?”

Fakti që Gallant dhe të tjerë si ai u ngritën për demokracinë dhe fakti që ai tani është bërë shpresa e kampit liberal në Izrael, në fakt përmbledh realitetin e demokracisë në Izrael, sipas autorit.

“Në fund, janë gjeneralët ata që do ta ndalin grushtin gjyqësor. Nëse kjo nuk ilustron natyrën e shoqërisë izraelite, çfarë tjetër?”, shtoi ai.

Ai e përfundon artikullin e tij me një skenë nga një protestë që përmbledh kontradiktat e shoqërisë izraelite, kur një nga demonstruesit në Tel Aviv bërtiti në protestat e fundjavës së kaluar, i mbështjellë me një flamur izraelit përpara topave të ujit të përdorur nga policia për të shpërndarë protestuesit: “Unë kam një djalë në Hawara…”.

Levy komentoi skenën duke thënë: “Ai ka një djalë që po shtyp palestinezët në postbllokun Hawara, ai është krenar për këtë dhe kjo është arsyeja pse ai po lufton për demokraci”. /tesheshi.com/

You may also like