“Kur i ke fry buzët ti, krejt kanë fol”, Zanfina Ismaili i kthen përgjigje ndjekëses – Shqip

by admin
Spread the love

13:52 | 14 Dhjetor 2021

Artistja shqiptare ka kohë që është distancuar nga bota e muzikës.

Megjithatë, Zanfina Ismaili ka qëndruar aktive me postime në rrjete sociale duke komentuar shpesh edhe temat aktuale në vend, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, ajo ka përdorur rubrikën e Instagramit për t’i bërë pyetje ndjekësit e saj në këtë platformë sociale.

Një ndër pyetjet kishte të bënte me ndërhyrjen në buzë, ndonëse ishte bërë shumë e komentuar në faqet rozë e të showbizit shqiptar në atë kohë.

“Kur i ke fryrë buzët t’i kanë folur krejt, tani më keq po i bëjnë e ju ka mbyllur goja”, i ka thënë një ndjekëse.

“Po bre u pata bërë temë në gjithë shtetin, tani që secila i ka ‘fryrë’ më shumë se tjetra po i bie që më kanë lakmuar. Po unë moti i kam heq, tani le të fillojnë tjerat me i heq”, iu përgjigj Zanfina Ismaili.

Ndryshe, motra e Adelina Ismaili tash e sa kohë po jeton larg botës së mediave./Shqip/

You may also like