Kur e kam përcjellë te dera…

by admin
Spread the love

Poetja e njohur shqiptare, Rita Petro ka humbur bashkëshortin e saj, Latifin pak kohë më parë. Së fundmi, e ftuar në emisionin ‘S’e Luan Topi’, poetja ka rrëfyer që kur mori vesh që i shoqi kishte ndërruar jetë, ka qarë dhe e ka vajtuar.

Ndër të tjera, Rita ka treguar se ka vetëm një peng nga i shoqi. Ajo nuk kujton nëse është puthur me të përpara se ai të dilte nga shtëpia apo jo. Dhe për këtë, poetja ndjen keqardhje.

Pjesë nga intervista:

Erjona Rusi: A e ke vajtuar Laton?

Rita Petro: Atë ditë u bëra shumë keq, momentin kur e mora vesh, që kam qarë me zë. Pastaj ngaqë isha në zyrë u përmblodha dhe atë në atë moment isha në shok.

Kur shkova në shpi, kam qarë, kam qarë shumë. Kur ika në shtëpi iu thashë motrave që dua të rri vetëm.

Erjona Rusi: Ke ndonjë peng?

Rita Petro: I vetmi peng, kur e kam përcjellë te dera. Nuk e mbaj mend nëse jemi puthur para se të dilte nga shtëpia. Për këtë më vjen keq.

You may also like