‘Kur do të rikthehesh në ekran?’, Dojna Mema gëzon fansat me përgjigjen: Jam e lumtur që…

by admin
Spread the love

Moderatoren e dashur shqiptare, Dojna Memën nuk e shohim prej disa muajsh të prezantojë në ekranet shaiptare. Në muajin gusht, ajo dhe partneri i saj, Vlashent Sata u bënë prindër të një djali për herë të parë, të cilin vendosën ta pagëzojnë me emrin Nolan Sol.

Dhe që pas lindjes së vogëlushit, Dojna ka vendosur t’i japë një pauzë të gjatë vetes duke iu dedikuar plotësisht Nolan Sol-it dhe partnerit të saj. Mirëpo, moderatores nuk i ndahet shpirti nga fansat dhe është mjaft aktive në rrjete sociale.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja është pyetur se kur ka ndërmend të rikthehet sërish në ekran. Edhe pse përgjigjja e saj është mjaft e moderuar, Dojna na lë të kuptojmë se ajo do të rikthehet së shpejti në ekran.

‘S’para postoj kështu por duket se injoroj gjithë dashurinë që më falni. Në fakt jam aq e lumtur që kemi krijuar një komunitet të shëndetshëm në këtë botë të çmendur shihemi shpejt’- shkruan Dojna Mema.

You may also like