Kur debutoi Challandes me Kosovën? Ja historiku

by admin
Spread the love

Ditën e sotme, Federata e Futbollit të Kosovës mori vendim për shkarkimin e trajnerit Bernard Challandes, kjo pas një serie me rezultate negative, shkruan Insporti.

Kosova nënshkroi me Challandes në një kontratë dy-vjeçare më 2 mars të viti 2018, pasi ish trajneri Albert Bunjaki vendosi të japë dorëheqjen në tetor 2017 pas rezultateve të dobëta që kishte me Kosovën.

Dhe, 22 ditë pas, më saktë, me date 24 mars 2018, Challandes debutoi në ndeshjen e tij të parë si trajner i Kosovës kundër Madagaskarit, ndaj të cilëve triumfuan me rezultat 0-1.

Me Kosovën, Challandes bëri triumfin historik, ku ia siguroi Kosovës promovimin në një nivel më të lartë në Ligën e Kombeve, Ligën C, si dhe një vend në gjysmëfinale të Ligës D.

Challandes me Kosovën zhvilloi gjithsej 40 ndeshje, prej tyre 17 fitore, 8 barazime dhe 15 humbje

Në të kaluarën, Challandes ishte trajner i Kombëtares së Armenisë, dhe ekipieve si Basel, Young Boys, Fc Zurich, etj. /Insporti.com

You may also like