Kuqezinjt pësojnë disfatë 0-2 përballë Sarajevës – Shqip

by admin
Spread the love

Skuadra tetovare Shkëndija në kuadër të përgatitjeve për garat evropiane që po i zhvillon në Slloveni, sot ka zhvilluar ndeshjen e tretë kontrolluese, kësaj radhe me skuadrën e Sarajevës nga Bosnja e Hercegovina. Pas 90 minutave  lojë fitues doli skuadra boshnjake duke fituar me rezultatin 2-0.  Autor i golave për Sarajevën ishte Renan Oliviera.

Duhet  theksuar  se  gjatë  90 minutave  të lojës  kuqezinjtë krijuan  disa  raste të cilat  nuk u shfrytëzuan.

Pas  tre ndeshjeve  kontrioolluese  ekipi  tetovar ka të fituara dy ndeshjet e para kundër rumunëve  Petrolul Ploiestit 3:2 dhe sllovenve të NK Rogaska 1:0, mdërsa pësuan  disfatë në takimin e tretë kontrolluese me Sarajevën 0-2. Në ndeshjen e katërt dhe të fundit në kontrolluese në Slloveni, Shkëndija, më 4 korrik, do të përballet  me HNK Gorica nga kampionati i Kroacisë.

Trajneri Ardian Nuhiu,ndeshjen kundër sarahjevës e nisi me këtë formacion: Taleski,Limani, Adili, Merxhani, Totre, Dita, Çinari, Krasniqi, Shala dhe Elzei, ndërsa në pjesën e dytë janë inkuadruar  edhe pjesa tjetër e lojtarëve që janë disponim të ekipit.  /KlanMacedonia/

You may also like