Kupa e Shqipërisë/ Të mëdhatë bëjnë detyrën, për Vllazninë duhen shtesat

by admin
Spread the love

Janë luajtur edhe 11 sfidat e Kupës së Shqipërisë të cilat kanë zbuluar edhe ekipet që kanë prerë biletën për fazën tjetër. Vllaznia ka mposhtur pas kohës shtesë Flamurtarin me rezultatin e pastër 3-0.

Minutat e rregullta përfunduan me rezultatin 1-0, ndërsa në kohën shtesë Vllaznia realizoi edhe dy gola të tjerë. Golat në sfidën që u transmetua live dhe eksklzuvisht në Oversport dhe Tibo u realizuan nga Juric, Aralica dhe Kruja.

Ka bërë detyrën Partizani që ka mposhtur Orikun pas barazimit pa gola në sfidën e parë. Në këtë takim “Demat” triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të Menich dhe Skuka. Detyrën ka bërë edhe Kukësi përballë Labërisë që triumfon me rezultatin 2-0.

Kalon edhe Tirana pas barazimit 2-2, që fillimisht komplikon gjithçka ndaj Veleçikut. Kryeqytetasit e panë veten në disavantazh të dy golave, por më pas Zhivanaj me një dygolësh vendosi baraspeshën për të kaluar Tiranën në turin tjetër. Në sfidën e parë Tirana kishte triumfuar lehtësisht me rezultatin 3-0.

Kalojnë lehtësisht në fazën tjetër edhe Erzeni e Egnatia që mposhtin respektivisht Turbinën me rezultatin 4-0 dhe Shkumbinin me rezultatin 3-0. Skënderbeu vazhdon në turin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 8-1 ndaj Maliqit, pasi triumfoi fillimisht 5-1 në ndeshjen e parë, e më pas 3-0 në të kthimit.

Një barazim pa gola ndaj Vorës i ka dhënë kualifikimin Kastriotit që i gëzohet fitores minimale 1-0 në sfidën e parë. Kalon më tej edhe Apolonia që barazon 1-1 me Besëlidhjen, por fiton sfidën e parë me rezultatin 1-0. Korabi mposht Besën me rezultatin e pastër 3-0 duke kaluar në fazën tjetër. Sfida e parë përfundoi me rezultatin 1-1.

Ka lindur nevoja për kohën shtesë edhe për sfidën midis Tomorit të Beratit dhe Burrelit. Sfida përfundoi me rezultatin 3-0 duke bërë që Tomori të kualifikohet më tej. Koha e rregullit megjithatë, përfundoi me rezultatin 1-0, ndërsa sfida e parë u fitua nga Burreli në shifrat 2-1. /oversport.tv

You may also like