Kupa e Shqipërisë, Hebaj i jep fitoren Teutës dhe kualifikohet në gjysmëfinale

by admin
Spread the love

Teuta është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Shqipërisë pasi mposhti në të dyja takimet Skënderbeun. Durrsakët fituan me rezultatin minimal 1-0, falë golit të Hebaj që në minutat e para të takimit.

Ndeshja nisi vrullshëm për Teutën që kërkoi të zhbllokonte rezultatin që në fillimin e ndeshjes. Gjyqtari Ziri pa një parregullsi në zonë dhe akordoi një 11-metërsh mes polemikash. Ai që shënoi edhe ndeshjen e parë, mori përsipër penalltinë duke e çuar në rrjetë.

Më pas ishte Skënderbeu që u përpoq të baraspeshonte rezultatin ndërsa Zguro ishte shumë i rrezikshëm në krahun e majtë. Dy rastet e krijuara prej tij, nuk u shfrytëzuan as nga Frashëri dhe as nga Pusi pavarësisht se ishin në pozicione shumë të favorshme për gol.

Megjithatë, Skënderbeu e gjeti golin e baraspeshës në pjesën e dytë me anë të Shehit, por sistemi VAR anuloi gjithçka për një pozicion të parregullt. Më pas Teuta u përpoq të menaxhonte rezultatin dhe ia doli mjaft mirë duke e mbyllur takimin me rezultatin 1-0 dhe bëhet kështu ekipi i parë që kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Edhe ndeshja e parë përfundoi me të njëjtin rezultat. Ishte po Hebaj që vendosi edhe takimin e parë në Korçë duke realizuar golin e fitore. /oversport.tv

Kupa e Shqipërisë – Çerekfinale (Ndeshjet e kthimit)
Teuta-Skënderbeu 1-0 (1-0)
Shënues:
Hebaj (pen) 8’

You may also like