Kupa e Italisë jo vetëm prestigj, sa do të fitojë Interi dhe Juventusi nga finalja

by admin
Spread the love

Kupa e Italisë nuk është vetëm një duel prestigji midis Interit dhe Juventusit. Presidentët e të dy ekipeve e shikojnë atë edhe si një mundësi për të arkëtuar disa milionë euro të tjera në këtë periudhë ku po hasin jo pak vështirësi ekonomike.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, çmimet nga edicioni i kaluar janë rritur ndjeshëm dhe tashmë klubet mund të përfitojnë më shumë. Fituesi i trofeut do të përfitojë 4.5 milionë euro. Kësaj shifre do t’i shtohen gjithashtu edhe 3 milionë euro të tjera për kualifikimin në Superkupën e Italisë.

Për ekipin tjetër pjesëmarrës që nuk do të dalë fitues do të shkojnë në arka 2 milionë euro. Gjithashtu edhe 2 milionë euro të tjera do të jenë të garantuar nga shpërndarja e të ardhurave që ndodh për këtë kompeticion.

Kështu, përveç trofeut, prestigjit dhe rivalitetit që i bënë këto dy ekipet të luftojnë gjithmonë me njëri-tjetrin, ka edhe diçka tjetër. Një tortë prej 12 milionë eurosh luhen në këtë finale dhe të dy klubet kërkojnë të përfitojnë sa më shumë. /oversport.tv

You may also like