Kundërshtoi vendimet e trajnerit, Onana përjashtohet nga Kameruni

by admin
Spread the love

Andre Onana përjashtohet nga Botërori, ky është lajmi i fundit i bujshëm qe vjen nga kompeticioni i madh futbollistik. Portieri i Kamerunit nuk ishte prezent as në ndeshjen ndaj Serbisë, madje as në listën e rezervave.

Gadriani i Interit ka pasur një përplasje me trajnerin Rigobert Song për arsye disiplinore. Dyshohet se 26-vjeçari ka kundërshtuar disa vendime të trajnerit para ndeshjes, ndërsa gardiani është kritikuar për stilin e lojës dhe qëndrimin e tij në fushë.

Mesa duket, përplasja ka qenë e fortë sa Presidenti i Federatës së Kamerunit, Samuel Eto’o nuk ka mundur dot që ti japë zgjidhje.

Onana në fakt është një portier jashtëzakonisht modern, pasi ka luajtur te Barcelona dhe Ajaxi përpara se t’i bashkohej Interit në një transferim të lirë gjatë verës.

Gjatë humbjes në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, Onana pati 61 prekje, më shumë se çdo portier tjetër në këtë Botëror. Për fatin e tij të keq, tashmë Kamerunin dhe Botërorin do ta shohë nga televizori. /oversport.tv

You may also like