Kundërofensiva ukrainase, Poroshenko: 70% e forcave sulmuese nuk janë vendosur ende

by admin
Spread the love

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka thënë se “vetëm 30% e brigadave tona” të rezervuara për kundërsulm janë aktive.

Mungesa e dominimit ajror të Ukrainës dhe sistemet superiore të luftës elektronike të Rusisë, avionët luftarakë dhe mbrojtja ajrore ishin shqetësuese, tha Poroshenko për Sky News. 

Sipas ish-presidentit ukrainas: “edhe gjatë asaj situate Ukraina demonstroi përparim gjatë kësaj kundërofensive”.

I pyetur se sa kohë do të duhet që Ukraina të jetë e lirë, ai tha: “Më falni, ju lutem – pa shkallë, pa kohë. Gjithçka varet tani nga aftësia e forcave të armatosura ukrainase dhe mendoj se kemi më shumë se mjaftueshëm motivim. Ne befasuam botën, ne bëjmë mrekullinë dhe ndaluam fuqinë e dytë më të madhe bërthamore në botë.”

Ai tha se Ukraina ka bërë një “mrekulli” në ndalimin e pushtimit rus.

“Rusia është shumë e fortë, por ne nuk kemi asnjë dyshim për fitoren tonë”- përfundoi Poroshenko.


Top Channel

You may also like