Kumbulla: Shuplakat ndaj Bodo/Glimt mësim për mua, Lukaku më i forti

by admin
Spread the love

Marash Kumbulla e ka të veçantë finalen kundër Feyenoord. Dueli për Conference League do të zhvillohet në Tiranë dhe Roma e tij synon të triumfojë. Qendërmbrojtësi ndërkohë ka dhënë një intervistë për DAZN.

“A jam i emocionuar për finalen? Shumë, më duhet ta them. Kur të shkojmë, do të jetë bukur të jem aty ku luaj me kombëtaren e Shqipërisë”.

“Marrëdhëniet me trajnerin? Të mirë. Ai është shumë i mirë në dhomat e zhveshjes. Kur humb, më mirë jo… Mourinho është një njeri i drejtpërdrejtë. Kur gjërat shkojnë keq e thotë pa problem. Çfarë duhet të dish ai e thotë dhe nuk të vjen në vesh nga askush tjetër”.

“Kur kam menduar se nuk më mbanin këmbët më? Duhen marrë ndonjëherë disa shpulla, për t’u zgjuar. Mendoj për humbjen me 6 gola ndaj Bogo/Glimt në tetor. Ende përpiqem të kuptoj për të kuptuar se çfarë ndodhi, kishte kaq shumë komponentë.

Kisha kohë që nuk luaja, ishte një nga ndeshjet e para, kushtet e fushës, i ftohti. Nuk janë justifikime, por ishte mjaft e vështirë. Është situata në të cilën mësova më shumë. Të nesërmen mendova se duhet të ngrihesha menjëherë dhe të tregoja se nuk isha ai. Ishte vetëm një aksident, nuk janë ato vlerat e mia”.

“Sulmuesi më i fortë me të cilin jam përballur? Vitin e kaluar dhe dy vite më parë, Lukaku. Me të ishte një sprovë. Më pëlqente të luaja kundër tij. Shpresoja të zgjaste më shumë, por ishte e vështirë. Është e pamundur ta lëvizësh atë, nuk di nga t’ia kapësh topin, pastaj është edhe i shpejtë”, përfundoi Kumbulla. / oversport.tv

You may also like